Goldi Halili ka hapur në Instagramin e saj një rubrikë ku të gjithë kishin mundësi të bënin pyetje anonime. Drejtoresha e klubit të Tiranës nuk i fsheh as ato kritikët, përkundrazi ka një përgjigje publike.
Një prej ndjekësve i përmend kryeministrin Edi Rama, duke bërë një etiketim që duket se ka lënë shije të hidhur te Goldi. Ashtu, me maturinë e saj si dhe elokuencën e veçantë, drejtoresha e klubit më të titulluar në Shqipëri i përgjigjet duke theksuar se ndoshta të tillë karaktere kanë nevojë për kurim.
“Mendoja se je e veçantë, por kur pashë postimin e Ramës u binda që je pjesë e tufës!”, ishte një nga pyetjet për Gold Halilin. Ndërkohë, përgjigja e saj ishte:
“Vlerën time nuk e përcakton dot njeri edhe kjo sepse njerëzit janë më shumë se thjështë një njësi matëse. Unë arrij t’i shoh fare mirë mangësitë e mia, edhe mbështetja ime ndaj kryeministrit të vendit tim nuk bën pjesë këtu! Mjekimi i karakterit të keq duhet të nisë që nga ata të cilët i fusin njerëzit në thes me etiketime të tipit “pjesë e tufës”.
Jam “Ramiste” edhe mbështetem fort tek liria ime individuale, kur e shpreh haptazi këtë gjë! Secili mund ta dojë apo ta urrejë zotërinë në fjalë, në fund të fundit popullata jonë edhe për çështje si le të marrim shembull atë që po e quajnë Kosovocentrizm është gjysëm për gjysëm e jo më për rolin e pakontestueshëm të një faktori kyç politik”.
