Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
75 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
27 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Java amerikane, mbërrin në Tiranë grupi rrok “Touch n’ G”

Lajme të ngjashëm

Në Tiranë nga data 15 deri në 21 Maj do të zhvillohet Java Amerikane, ku do të ketë aktivitete të shumta që do të tregojnë kulturën dhe traditat e SHBA-ve.

Ambasada e SHBA bën me dije se në Tiranë ka mbërritur grupi rrok i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara “Touch n’ Go”.

Grupi është takuar edhe me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Mësohet se grupi do të performojë nesër në Sheshin Skënderbej në orën 19:00, ku hyrja do jetë pa pagesë si dhe në Kalanë e Rozafës në Shkodër të shtunën mbrëma.

“Grupi rrok i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara Touch n’ Go ka mbërritur në Tiranë! Ata u takuan dje me Ambasadoren Yuri Kim, e cila i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe i nxiti të shijonin bukurinë dhe mikpritjen e mahnitshme të vendit. Grupi është i emocionuar dhe gati të interpretojë për të gjithë ju! Mos harroni të na bashkoheni për koncertet e tyre publike pa pagesë në Sheshin Skënderbej nesër, në orën 19:00 dhe në Kalanë e Rozafës në Shkodër të shtunën mbrëma! Dhe na ndiqni në faqet tona për të parë se çfarë po bëjnë këtë javë ndërsa udhëtojnë nëpër Tiranë dhe Shkodër” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më shumë