Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe qeveria e kryeministrit, Isa Mustafa kanë dënuar dhunën e përdorur në protestën e organizuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje.
Presidenca dhe qeveria kanë kërkuar qetësimin e situatës dhe ndalimin e përplasjes me policinë e Kosovës. Dy institucionet kanë kërkuar distancimin e faktorit politik nga dhuna, si ftojnë qytetarët e Republikës së Kosovës ptë tregojnë pjekuri dhe maturi politike.
Protesta e cila është aktuliasht duke u zhvilluar, erdhi si pasojë e skadimit të afatit të vendosur nga Vetëvendosje për qeverinë e Kosovës, ku kërkohej shkakrimi i ministrit Aleksandar Jabllanovic.