Gomat e automjeteve, pavarësisht nëse janë të formave apo të kompanive të ndryshme, kanë një problem të madh të përbashkët, janë të vështira për tu ricikluar.
Sipas Organizatës së Prodhuesve të Gomës, rrotat e automjeteve janë të riciklueshme vetëm në raste te pakta, kur ato priten dhe përdoren për të mbuluar pjesët metalike në këndet e lojërave apo si materiale ndërtimi. Megjithatë kompanitë tashmë kanë nisur të “riciklojnë” apo të rimodelojnë gomat e kamionëve, që sipas ekspertëve janë të sigurta për rrugë. Kjo video tregon se si realizohet ky proces.