Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
5.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
25 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Iva Tiço: Intervista e Spiropalit, si Shkurte Pal Vata e ditëve të sotme

Lajme të ngjashëm

“Intervista e Elisa Spiropalit (drejtoresha e Përgjithshme e Doganave) dhënë në gazetën Panorama, dhe deklaratat e saj, ishin sikur të ishte kjo Shkurte Pal Vata e ditëve tona. Fiks si filmi “Montatorja”.  Aty thuhej sesi do të numëronte kamionët në doganë kur ishte lehonë, sesi nuk i pëlqenin hotelet me pesë yje, si do të hante byrek me hithra…Ndërkohë që doli në fotografi me një çantë Louis Vuitton, të cilën Jul Deda e postoi në facebook dhe që vetë Spiropali deklaroi se ishte falso. Nuk kam asgjë personale me Spiropalin, por kujt po ia hedhin këto drejtoreshat e sotme???  Pse na bën të thjeshtën kur del me një çantë që kushton mijëra euro???”

Kjo ishte deklarata e gazetares Iva Tiço, e ftuar në emisionin “A-shoë” në Agon Channel ndërsa ka komentuar mbi reagimin e publikut, rrjeteve sociale, portaleve etj, mbi foton e tre vajzave gazetare (Ilva Tare, Desada Metaj dhe Iva Tiço) që kanë ekspozuar çantat e tyre Louis Vuitton në përgjigje të kësaj interviste por edhe fotos së drejtoreshës së doganave, me një çantë që kushton mijëra euro.

Tiço sqaroi se kontrasti i luksit të drejtoreshës me intervistën e dhënë prej saj, u bë shkak për këtë “shaka” të tre gazetareve, të cilat foton e postuan në faqet e tyre personale në facebook dhe më pas u morën nga gazetarët në media online “për më shumë klikime”. 

Më shumë