Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Iu merrte deri në 1 mijë euro për person, arrestohet i riu në Pogradec që po transportonte emigranatët e paligjshëm (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në  Korçë, pasi u kap duke transportuar me furgon 23 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se në pranga  ka përfunduar shtetasi Leksi Veshollari, 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ai u kap në flagrancë nga Policia në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa po transportonte me furgon 23 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person.

Njoftimi i Policisë:

Devoll, Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 12”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave të konsiderueshme, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte me furgon, 23 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari.

Sekuestrohen furgoni me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 12”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-L. V., 35 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

35-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Tren, Devoll, teksa transportonte me një automjet (furgon), kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 23 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë