Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano bën me dije se Italia ka dëbuar nëntë persona të dyshuar si xhihadistë si dhe ka publikuar listën me 100 emrat e tjerë, si pjesë të lëvizjeve ekstremiste islamike.
“ Pesë tunizianë, një egjiptian, një turk, një marokien dhe një pakistanez janë dëbuar nga vendi.
Të tjera dëbime do vazhdojnë”- citon Alfano.
Italia, duket e vendosur në luftën e saj kundër ekstremistëve islamikë.