Policia në Catanzaro të Italisë ka arrestuar Cosimo Damiano Gallace, 60 vjeç, i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 14 vite burg, si pjesë e organizatës famëkeqe “Ndraghetta”.
60-vjeçari qëndronte i fshehur në një bunker të ndërtuar pas murit të dhomës së gjumit në një apartament.
Pasi u siguruan se Cosimo Damiano Gallace ndodhej pikërisht atje, karabinierët ndërhynë duke bërë të mundur arrestimin e tij. Në shtëpi ndodhej gruaja 34-vjeçare dhe vajza 4-vjeçe. Gruaja iu tha karabinierëve fillimisht se burri nuk ishte me të, por pas kontrollit policët gjetën 60-vjeçarin të fshehur brenda bunkerit nëntokësor.
Gjatë kontrollit, karabinierët sekuestruan një valixhe me rreth 35 mijë euro, një tabletë, 9 telefona celularë, 2 prej të cilëve u dëmtuan nga 60-vjeçari para se të kapej nga policia dhe një hard disk i sistemit të mbikëqyrjes me monitor pranë televizorit në dhomën e ngrënies, të cilin Damiano Gallace e përdorte për të monitoruar ambientin jashtë shtëpisë së tij 24 orë në ditë.