Një 32 vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Arapi, i cili më herët ishte dënuar nga Gjykata e qytetit të Kavajës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Klajdi Arapi, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton Policia.