NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Aktualitet

 “Ishte aksident, jo vrasje”, 27-vjeçari shqiptar që vrau të renë greke thyen heshtjen nga qelia

21/09/2023, 18:45
0
©credits www.protothema.gr

©credits www.protothema.gr












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Kryeministri Edi Rama ne Asamblene e Zgjeruar te PS

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Ministri i Brendshem Taulant Balla

Policët me SKY ECC, Balla miraton formularin e vetëdeklarimit: Përjashtim direkt

04/12/2023, 16:28
Hoteli "Paradise" i perfshire nga flaket, Devoll

VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

04/12/2023, 16:06
Foto ilustruese

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

04/12/2023, 16:04
Kandidatet-Kuvend-Vakanca @Credits: Instituti i Studimeve Politike

ISP bilanc kritik Kuvendit: 34 muaj vonesë në plotësimin e vakancave në institucione

04/12/2023, 15:38

Vdekja e 21-vjeçares Ema, e cila humbi jetën pas një aksidenti në Selanik tronditi opinionin publik në fund të nëntorit të kaluar.

Autori i ngjarjes rezultoi një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke goditur për vdekje studenten 21-vjeçare dhe më pas u largua pa i dhënë ndihmën e parë. Madje, akuzohej se pas goditjes së parë, ai është kthyer mbrapsht dhe ka goditur sërish vajzën.

Ndërkohë, pas një viti heshtje 27-vjeçari shqiptar ka folur nga qelia, për herë të parë për tragjedinë e asaj nate dhe i ka kërkuar falje familjes së Emës, ku ka theksuar se ishte “aksident trafiku dhe jo vrasje”.

“Kisha mbaruar shkollën pas punës dhe shkova për të mirë një kafe. Kishte filluar të binte pak shi. Isha në një semafor të kuq të ndalur, duke pritur që të bëhej i gjelbërt, u nisa… Më pas, në një vend të errët, Ema doli papritmas. Gjërat nuk ndodhën siç thonë.  Nuk pata kohë të bëja asgjë, ishte shumë afër”, tha 27-vjeçari duke folur për mediat greke.

Më pas ai foli për reagimet dhe u përpoq të justifikonte zhdukjen e tij nga vendi i aksidentit.

“Isha i shokuar, nuk dija çfarë të bëja, nuk mund ta përshkruaj. Të gjithë thonë ‘ai ishte ulur, po bënte një gjë ose tjetrën’. I telefonova një shoku… Isha pa letra. I thashë se godita një njeri dhe i kërkova të thërriste një ambulancë.

U largova prej andej, isha shumë i stresuar. Kisha frikë, nuk dija çfarë të bëja. Nuk dija si të reagoja. Edhe vajza që ishte me mua ishte e frikësuar. Kështu isha atë natë, nuk më shkonte mendja për asgjë. Shkova në një hotel. Nuk e dija që gjendja e Emës ishte kaq e keqe,” tha 26 vjeçari.

I pyetur nëse ka diçka për t’i thënë familjes së vajzës së ndjerë dhe duke qenë se pritet të dalë para tyre në gjykimin e çështjes, 27-vjeçari tha: Më vjen shumë keq. Unë nuk jam vrasës, ishte një aksident automobilistik. Nuk ishte vrasje, ishte një aksident automobilistik, ishte një gabim të largohesha atje. Ajo që po kalon nëna është e papërshkrueshme. Është shumë e vështirë të përballesh me ta në gjykatë…”

Ndërkohë pas intervistës ka reaguar dhe nëna e viktimës, e cila nuk  ka pranuar ndjesën e 27-vjeçarit, pasi sipas saj është kujtuar shumë vonë për të kërkuar falje.

“Dhjetë muaj ai nuk kërkoi falje. E ka mbajtur mend për gjykatën”, tha ndër të tjera nëna e vajzës së ndjerë.

“Nuk e di si do të jem kur ta takoj në gjykatë. Ai është një vrasës. Ai godet fëmijën tim, godet makinat e ndalura dhe kthen mbrapa dhe e godet përsëri. Në këto raste falja nuk thuhet, por tregohet.

Çfarë bëri ai për të ndihmuar fëmijën tim? A u ndal? Ai nuk e bëri atë. Ai vrapoi të fshihej, fshehu makinën, targat, bëri autostop, kërkoi ta çonin në hotel. Ai ishte i qetë. Dhe ai më thotë se nuk ishte një vrasës?”, tha nëna e Emës me zërin që i dridhej.

Sipas mediave greke, 27-vjeçar la studenten 21-vjeçare të përgjakur në asfalt nëntorin e kaluar, në qendër të Selanikut. Ai akuzohet për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen e të resë”, “aksident trafiku” dhe “drejtimin e mjetit pa patentë”. Në momentin e përplasjes 27-vjeçari ecte me 104 km/h.

 

 

Etiketa: 27 vjecari shqiptaraksidentnentorVdekja e 21-vjeçares Ema
Artikull paraprak
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull tjetër
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull paraprak
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47
Artikull tjetër
Aktualitet

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

04/12/2023, 16:47

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Pamje nga aksidenti

Pamjet nga aksidenti në Shkodër, makina e bërë “petë”,të rejat shpëtojnë për mrekulli

03/12/2023, 19:41
0

...

Foto ilustruese

Përplas makinën me shtyllën, 27-vjeçarja mbetet e bllokuar brenda

03/12/2023, 16:38
0

...

Foto ilustruese

Makina e transportit të parave përplas të miturin në Mat, arrestohet shoferi

01/12/2023, 15:03
0

...

Foto ilustruese

Ishte duke punuar, ndërron jetë punëtori 50-vjeçar në Gramsh

01/12/2023, 12:37
0

...

Fotomontazh/ Eva Tavo dhe ish-deputei Vangjel Tavo

PAMJE/ U shua në lule të rinisë, përcillet në banesën e fundit vajza e Vangjel Tavos

30/11/2023, 13:19
0

...

Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama ne Asamblene e Zgjeruar te PS

Rama nga Shkodra: Nuk është më qyteti i plehrave, vota ndryshoi vendin

2023/12/04  4:47pm
0

Ministri i Brendshem Taulant Balla

Policët me SKY ECC, Balla miraton formularin e vetëdeklarimit: Përjashtim direkt

2023/12/04  4:28pm
0

Hoteli "Paradise" i perfshire nga flaket, Devoll

VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

2023/12/04  4:06pm
0

Foto ilustruese

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Spanja dhe Gjermania dy persona

2023/12/04  4:04pm
0








































Para
Credits images.ladbible.com

Eksperti i UFO-ve flet për trupat e 'alienëve' në Meksikë: Njerëzit të kenë kujdes

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ