Një ish-zëvendëskryeministër rus është plagosur nga bombardimet ukrainase që goditën një hotel në një zonë të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore.
Dmitry Rogozin, i cili dikur drejtonte gjithashtu agjencinë hapësinore, tha se ishte goditur mbi shpatull.
Mediet e huaja raportojnë se një tjetër person thuhet se është vrarë në sulmin në periferi të qytetit Donetsk. Vitaly Khotsenko, i cili kryeson Republikën Popullore të Donetskut, përfaqësues i Rusisë, thuhet gjithashtu se u plagos.
Rogozin është i njohur gjerësisht për retorikën e tij anti-perëndimore dhe mbështetjen e tij për pushtimin rus të Ukrainës. Ai u zëvendësua si shefi i agjencisë hapësinore Roscosmos në verë, pas sugjerimeve se Kremlini do t’i jepte atij një rol kyç në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore.
Në vend të kësaj, ai duket se drejton një njësi vullnetare të quajtur “Ujqërit e Carit” që ofron mbështetje për forcat e Rusisë në lindje.