
Ish-ministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar pjesëmarrjen në tubimin e nesërm të thirrur nga Presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se mbrojtja e Kushtetutës është një akt patriotik, ndërsa shprehet se Kushtetuta dhe kufijtë u mbrojtën edhe në Kosovë kur vendi u ballafaqua me lojëra të rrezikshme për kufijtë.
Presidenti Meta ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e 2 marsit, të cilin e quan një tubim paqësor në mbrojte të Kushtetutës.
Postimi i Edita Tahirit:
Mbrojtja e kushtetutes eshte patriotizem, eshte mbrojtje e shtetit. Kjo do te ndodh neser ne Shqiperi…Kushtetuta dhe kufijte u mbrojten edhe ne Kosove kur u ballafaquam me lojera te rrezikshme me kufijte