Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
0.5kmh
40 %
Sht
34 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Ish-ministri Panariti “kritik” me Ballkanin e Hapur: Duhet kujdes, Shqipëria mund të bëhet kosh i mallrave të importit

Lajme të ngjashëm

Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë dhe aktualisht drejtor Kabineti në Presidencë, thotë se me nismën e Ballkanit të Hapur vendi ynë duhet të tregojë shumë kujdes. Sipas tij, Shqipëria rrezikon të kthehet në kosh i mallrave të importit.

“Kush do jenë instrumentet financiarë që do e kthejnë “Open Balkan” në përfitues për Shqipërinë dhe jo në një kosh të mallrave të importit. Këto duhen parë me shumë kujdes. Prandaj kam përshtypjen që kjo mund të krijojë supermacinë e një vendi mbi të tjerët, pra kush ka GDP më të madhe”, tha Panariti.

I ftuar në emisionin “Frontline”, ish-ministri u shpreh se në mendimin e tij kjo nismë rajonale nuk ka lindur për arsye ekonomike, por për çështje më të rëndësishme politike.

“Ka një handikap politik, sepse ky është një vend që ti nuk e njeh. Një vend që vjen të marr pjesë aty si një vend sovran, por Vuçiç thotë unë nuk e njoh Kosovën dhe pastaj e fton. Open Balkan nuk është për të shitur patate dhe domate por ka histori më të thellë dhe çështje të rëndësishme që do ti shohim më vonë. Unë nuk mendoj që këto marrëveshje lindin për arsye ekonomike, por për çështje më të rëndësishme politike”, vijoi Edmond Panariti.

Më shumë