Xhevana Ndoja është një ndër ish-konkurrentet e “Përputhen”e cila la përgjysëm udhëtimin e saj në këtë format, duke hequr kështu dorë nga gjetja e dashurisë përballë kamerave.
Së fundmi në një intervistë për “Expuls”ajo ka dhënë dhe arsyen pse vendosi që të largohej nga programi.
Sipas Xhovanës produksioni kishte çensuruar takimin e saj duke e nxjerrë para publikut atë si një njeri negativ.
“U dha një takim qe u konsiderua komplet sikur unë isha negative. Më çensuruan takimin. Ishte takim i sforcuar, ma imponuan. Unë vajta për të bërë sqarim por përfundoi komplet ndryshe. U ndjeva e tradhëtuar. Në ato momente isha e acaruat, por unë nuk bëj dot gjëra që përdoret imazhi im. Nuk rash dakort. Kjo ka qenë arsyeja qe mungova 9 puntata dhe pastaj vendosa të ikja. Prisja që t’më largonit vetë. Isha e stresuar shumë”- u shpreh ajo lidhur më puthjen në buzë me Mikelën, ku e akuzuan si lesbike, lidhur dhe me faktin kur i tha Endrit gay, ku sipas saj, është kërcënuar me jetë me sms të ndryshme, madje ajo shton se qëndroi për disa ditë e mbyllur dhe në shtëpi, si një fazë depresioni.