Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Inteligjenca Artificiale zbulon ilaçin për bakteret vdekjeprurës

Lajme të ngjashëm

Shkencëtarët kanë zbuluar një antibiotik të ri që mund të vrasë një specie vdekjeprurëse të baktereve që janë të vështirë për t’u luftuar. Ata përdorën Inteligjencën Artificiale për t’i ndihmuar në këtë zbulim.

Funksioni i IA (Inteligjencë Artificiale) ishte ndihma në kompresimin e mijëra kimikateve në një pjesë të vogël kampioni që mund të testohej në laborator.

Rezultati ishte fantastik, një antibiotik që e kanë quajtur “Abaucin”, i cili është shumë i fuqishëm kundër “superbaktereve”, por është akoma eksperimental dhe do t’i nënshtrohet testeve të tjera përpara se të futet në përdorim.

Për të gjetur një antibiotik të ri, shkencëtarët duhej të trajnonin Inteligjencën Artificiale. Ata morën mijëra medikamente ku dihej struktura kimike dhe i testuan manualisht në “Acinetobacter baumanni”, për të parë se cili nga ilaçet mund ta ngadalësonte ose ta vriste bakterin.

Eksperimentet laboratorikë zbuluan se “Abaucin” mund të trajtonte plagët e infektuara tek minjtë dhe ishte i aftë të vriste mostrat e bakterit “Acinetobacter baumanni” tek pacientët.

Studiuesit në Kanada dhe SHBA thonë se Inteligjenca Artificiale ka fuqinë për të përshpejtuar zbulime të ilaçeve të reja. Shembulli më i fundit është “Aubacin”, që tregon se si mjetet e IA mund të jenë një forcë revolucionare në mjekësi dhe shkencë.

“Ky zbulim mbështet më tej premisën se AI mund të përshpejtojë dhe zgjerojë ndjeshëm kërkimin tonë për antibiotikë të rinj”, tha James Collins, profesor në Institutin e Teknologjiksë në Masachusetts.

Collins tha gjithashtu se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për të ndihmuar në luftimin e patogjenëve të vështirë për t’u vrarë. “Jam i emocionuar që kjo punë tregon se ne mund të përdorim AI për të ndihmuar në luftimin e patogjenëve problematikë si A. Baumanni”, shtoi ai.

Më shumë