Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2021 është 6.939, duke shënuar një rënie me 1,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.
Gjatë vitit që lamë pas lindën 27.284 foshnja, duke shënuar një rënie me 2,8 %, krahasuar me një vit më parë.
Numri i vdekjeve për tremujorin e katërt të vitit 2021 është 7.837, duke shënuar një rënie prej 16,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2020. Gjatë vitit 2021 humbën jetën 30.580 persona, duke shënuar një rritje me 10,8 %, krahasuar me një vit më parë.
Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt tregon se janë 898 vdekje më shumë se sa
lindje. Në vitin 2021 shtesa natyrore ishte 3.296 vdekje më shumë se sa lindje. Shqipëria është karakterizuar nga shtesë natyrore pozitive ndër vite. Ndërsa shtesa natyrore negative për vitin2021 është ndikuar edhe nga situata e pandemisë Covid-19.