Vendimi për ekstradimin e Davide Pecorelli, biznesmeni italian nga San Giustino, i cili u deklarua i vdekur në Shqipëri në janar të vitit të kaluar dhe u rishfaq jashtë ishullit Montecristo në shtator, është shtyrë.
Mediat italiane bëjnë me dije se Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të tij, avokatëve Massimo Brazzi dhe Andrea Castori, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri.
Kujtojmë që Davide Pecerolli insekenoi vdekjen e tij në janar të 2021, ai futi disa eshtra në një makinë dhe me pas i vuri zjarrin duke bërë autoritet të besojnë se ai ishte vrarë. Nëntë muaj më vonë u rishfaq si një anije në ishullit Montecristo. E gjitha kjo ishte stisur nga biznesmeni italian për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali.
45-vjeçari kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi akzuohet për 5 vepra penale:“mashtrim”, “përdhosje varresh”, “shkatërrim prone me zjarr”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.