Kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar nivele rekord të inflacionit në Eurozonë këtë shtator.
Sipas eurostat, Agjensia Europiane e Statistikave vlerëson që inflacioni në 19 shtete të eurozonës arriti 10% në Shtator, nga 9.1 % në gusht.
Rritja e fundit në çmim është ndikuar nga energjia, kostoja e të cilës, tani është 40.8% më e lartë sesa gjatë të njëjtit muaj vitin e kaluar, ndërsa çmimi i ushqimeve, alkoolit arriti 11.8% vit në vit.
Vendet Baltike, mbeten më të prekura nga inflacioni nga 24.2 %, 22.5% dhe 22.4% në Estoni, Lituani dhe Letoni.
Shifra më e ulët është vëzhguar në Francë dhe Maltë dhe Finlandë ndjekur me (7.3 % dhe 8.4 %).
Të dhënat e fundit u publikuan sapo ministri i energjisë në BE arriti një marrëveshje në një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel rreth çmimit të energjisë.
Tani diskutimet mes lidervë të europës janë sesi të ulet çmimi i gazit i cili influencon rëndë çmimin e elektricitetit në Europë.