Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Inceneratori i Fierit, GJKKO tërhiqet për vendim për kërkesën e gjykimit të shkurtuar

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për vendim, për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit.

Në senaacën e sotme togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.

Dervishaj dhe Merdani do vazhdojnë të gjykohen bashkë me persona të tjerë për Inceneratorin e Fierit.

Bëhet me dije se u rrëzua edhe kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani. Të pranishëm në seancë ishin edhe ish-ministri Lefter Koka e ish-deputeti Alqi Bllako.

Ndërkohë për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit është vendosur që më datë 1 Qershor të jetë seanca e radhës.

Për inceneratorin e Fierit këtë të hënë pritet të mësohet nëse do ketë gjykim të shkurtuar për të pandehurit dhe do të kërkohen konkluzionet përfundimtare nga ana e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 19 të pandehurit.

Më shumë