Gazetarja Ilva Tare është në pritje të fëmijës së saj të parë nga bashkëjetesa me deputetin e Partisë Demokratike, Eduart Selamin.
Pas shpalljes së fejesës së tyre para një viti, ata do të zgjerojnë familjen e tyre me një pjestar të ri. Nuk dihet ende gjinia e bebes, po ashtu nuk dihen detaje as për martesën e tyre.
“Është një çështje që unë dua t’a mbaj private. Kam zgjedhur të mos prononcohem në asnjë media në lidhje me këtë.”-është shprehur Tare.
Çifti bashkjeton në një apartament në Tiranë dhe daljet e tyre së bashku në publik nuk janë të shpeshta.
Selami është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë me ish-“Miss”-in Pegi Vreto, ndërsa Ilva nuk ka pasur fëmijë nga martesa me jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq.