Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka tronditur skenën politike në vend, pas deklaratës se ka arritur të vërtetojë që politikani i lartë me inicialet I.M, i aluduar si ish-presidenti Ilir Meta, ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.
AIDSSh tha se pas indikacionit nga një e-mail anonim, arriti të gjejë dosjen në fjalë, brenda së cilës dokumentohet dhe bashkëpunimi vullnetar i I.M me ish-Sigurimin duke spiunuar në atë kohë një shokun e tij që donte të arratisej jashtë vendit.
Mirëpo Meta ka thënë se ai nuk ka qenë ish-sigurims dhe se bëhet fjalë për një I.M., tjetër.