Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, thotë se nuk e di se për çfarë po hetohet nga Prokuroria Speciale, lidhur me lajmin e dhënë sot nga SPAK se kishin filluar hetimet për të pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti Halit Valteri. Në një lidhje nga Jala, ai tha se kur ta thërrasin, do shkojë të përgjigjet.
Për lajmin e sotëm, Meta akuzoi drejtorin për mediat në Kryeministri, Endri Fuga, duke thënë se ai me porosi të Edi Ramës po përpiqet të alarmojë shtatorin. I pyetur drejtpërdrejt nëse ishte thirrur nga SPAK apo ishte vënë në dijeni për hetimet, Meta e mohoi kategorikisht.
“Zoti Fuga me porosi të Ramës përpiqet të alarmojë çdo ditë shtatorin. Duke u shprehur herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, herë në emër të kryetares së Parlamentit, dhe tani duke angazhuar SPAK”, tha Meta, përcjell newsbomb.al.
Në një lidhje direkte për Syri Tv, kreu i Partisë së Lirisë tha se përballjen me drejtësinë do ta ketë ballë për ballë, kurse për Ramën tha se “Ata që duan të shkojnë me Ramoviçin deri në fund të detit, le të shkojnë”.
Pjesë nga fjala e Ilir Metës:
Unë nuk di asgjë përveç se dua të falenderoj zonjën Kryemadhi, e cila ndihmoi SPAK dhe mbi të gjitha gati, ka bërë publike certifikatën time. Zoti Fuga me porosi të Ramës përpiqet të alarmojë çdo ditë shtatorin. Duke u shprehur herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, herë në emër të kryetares së Parlamentit, dhe tani duke angazhuar SPAK.
Që në datën 8 gusht ekziston një shkresë zyrtare ku i kërkohet titullarit të zyrës së gjendjes civile nëse unë kam ndryshuar gjeneralitetet. Po sot u njohëm dhe me një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë certifikatë ata mund ta marrin përmes e-Albania direkt. Por ata duan të prodhojnë lajme.
Kjo nuk është hera e para dhe është një tregues i qartë i mungesës së plotë të seriozitetit nga institucionet e pavarura.
Jeni njoftuar zyrtarisht për hetimet? Për kallëzimin e zotit VALTERI APO apo atë akuzën si bashkëpunëtor i regjimit?
Unë kam qenë kundërshtar i regjimit të Kristaqit dhe Kolekës. Mua nuk më intereson fare se për çfarë më hetojnë. Unë nuk e di çfarë hetojnë ata… i dashur zoti Koka unë jam këtu përballë jush siç janë ata përballë regjimit të Ramoviçit, regjim i cili ka kaluar në kohën shtesë. Kishte një lidership të korruptuar të opozitës. Këto janë përpëlitjet e fundit.
Ata që duan të shkojnë me Ramoviçin deri në fund të detit, le të shkojnë. Në përballjen me drejtësinë, unë do të jem ballë për ballë. Ka një thirrje për mua, të jeni të sigurt që do shkoj, do ju njoftoj dhe juve për çfarë më kanë thirrur.
1- Lexo edhe: SPAK po heton Ilir Metën, i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit
2- Lexo edhe: SPAK konfirmon se po heton ILIR METËN, ZBULOHET ish-deputeti që e ka KALLËZUAR në PROKURORI
3- Lexo edhe: SPAK nis hetimet, REAGON Meta: Shtatori po vjen, drejtësia e popullit nuk do të ndalet!
7- Lexo edhe: Monika Kryemadhi “ndihmon” SPAK-un, publikon certifikatën e bashkëshortit dhe mbiemrin NUK e ka Meta