Mjeku reumataolog në QSUT, ka përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë në medie për një ilaç “magjik” i cili eliminon dhimbjen e kockave dhe rikthimin e nyjeve dhe shpinës në të njejtën kohë.
Në medie qarkulloi lajmi se eksperti në biologjinë molekulare, ka dhënë një intervistë duke e reklamuar këtë medikament.
Ndërkohë, Rapushi bëri me dije për Newsbomb.al se atë intervistë nuk e ka dhënë kurrë, duke përgënjeshtruar reklamimin e këtij medikamenti.
Për Newsbomb.al, mjeku reumatolog ka thënë shkurtimisht: “Atë intervistë për medikamentin fantazëm nuk e kam bërë kurrë”.