Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Iku me anije në vitet ‘90 drejt Italisë/ Babai i tre fëmijëve humb jetën gjatë një aksidenti në punë

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar, që jetonte prej kohësh në Itali u gjet i pajetë dje rreth orës 18:00. me një plagë në kokë, i shtrirë në anë të rrugës.

Viktima quhej Roland Cizmja, por ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

Paraprakisht mendohet se 43 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me bazamendin që ndan rrugën nga toka me bar teksa ra nga traktori.

Rolandi la pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan e tij. Ata ishin integuar mjaft mirë dhe kohët e fundit ishin zhvendosur në Piana Terra.Rolandi la pas edhe një vëlla më të madh, Alfredon, i cili gjithashtu jeton në Camaiore.

Ata kishin mbërritur këtu me një varkë nga Shqipëria në vitet 1990 në kërkim të punës dhe pasurisë, një pasuri që i ktheu shpinën në mënyrë të pashmangshme në një pasdite të trishtë shtatori.

 

Më shumë