Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, do të rifillojë nesër shembjen e objekteve që bien në gjurmën ku do të shtrihet Unaza e Madhe e Tiranës.
Operacioni për shembjen e ndërtesave, më konkretisht 6 prek tyre, do të nisë ditën e nesërme në orën 06:00, te rrethrotullimi në hyrje të Tiranës i njohur si “Shqiponja”.
Shembja e një prej ndërtesave do të kryhet me shpërthim të kontrolluar, njofton IKMT.