Është gjetur shëndoshë e mirë 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte zhdukur prej disa ditësh Vryses Apokoronou në Kretë.
Mediat greke bëjnë me dije se 27-vjeçari Xhulio Hoxha është gjetur duke u endur në një pyll në zonën e Tympakit.
Shqiptari rezultonte i zhdukur prej datës 27 maj dhe familjarët e t tij ngritën alarmin në polici të shqetësuar se mos djalit të tyre i kishte ndodhur diçka e keqe. I riu tashmë është marrë nga autoritetet greke dhe po merr shërbimet mjekësore.
