Personi në foto është krimineli serb, i gjetur i vdekur ditën e sotme duke e çuar në katër numrin e të vrarëve nga sulmi i djeshëm në Banjskë të Zveçanit.
Bëhet me dije se trupi i pajetë i sulmuesit serb është gjetur në malin e fshatit të Zveçanit, ndërkohë afër tij është gjetur një armë e tipit kallashnikov dhe disa karikatorë. Lajmi është është konfirmuar edhe nga prokurori Naim Abazi.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës konfirmoi se tre të dyshuarit për sulmin në veri të Kosovës, mbetën të vrarë gjatë shkëmmbimit të zjarrit me policinë.
Ndërkohë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një deklaratë për mediet se kishin informacione se nga forcat e policisë së Kosovës ishte vrarë dhe një tjetër shtetas serb, duke çuar në katër numrin e të vrarëve.