Parlamenti i Kievit ka miratuar këtë të hënë një paketë sanksionesh ndaj aleatit të Rusisë, Iranit.
Paketa u miratua një ditë pasi Ukraina tha se Rusia përdori dronë iranian “Shahed” në sulmin në kryeqytet, shkruanjnë mediet ukraianse.
Kjo paketë përfshin ndalimin e mallrave ushtarake që mund të përdoren më shumë se një herë dhe me pezullimin e detyrimeve financiare në favor të qytetarëve iranianë.
“Rezoluta sinkronizon sanksionet e Ukrainës me veprimet e të gjithë botës së qytetëruar në rrugën drejt izolimit të plotë të Iranit”, shkroi një parlamentar ukrainas.
Ndërkohë që presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua drejtpërdrejt Iranit duke i pyetur: “Pse dëshironi të jeni bashkëpunëtorë në terrorin rus?“
Teherani është kundërpërgjigjur duke thënë se kjo ishte një përpjekje e Zelenskyt për të fituar mbështetjen ushtarake dhe financiare të Perëndimit.