Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
45 %
3.6kmh
40 %
Enj
28 °
Pre
34 °
Sht
34 °
Die
23 °
Hën
25 °
E enjte, 21 Shtator, 2023

I prish festën Lulzim Bashës, Edi Rama vendos të mbledhë Kongresin e Partisë në datën E RËNDËSISHME për kryedemokratin

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Pallati i Brigadave, para socialistëve fitues të 25 prillit, por dhe atyre që nuk ishin pjesë e garës por janë aktualisht në PS, se Kongresi i jashtëzakonshëm i kësaj force politike do të mbahet më datë 12 qershor.

 Sipas Ramës, data është vendosur në 12 Qershor pasi Partia Socialiste feston 30 vjetorin e krijimit të saj.

“12 qershori është dita e duhur për të thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm, për tu mbledhur për këtë fitore dhe programin Shqipëria 2030. Kongresi i jashtëzakonshëm do të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare, ku do të hyjnë dhe më të dalluarit e zgjedhjeve që sapo kaluam”, tha Rama, raporton newsbomb.al.

Por, kjo datë që Kryesocialisti njoftoi për mbajtjen e Kongresit të PS ka një domethënie të rëndësishme dhe për kundërshtarin e tij, kreun e PD Lulzim Basha. Pikërisht, në këtë ditë kryedemokrati feston ditën e lindjes.

Mesa duket jo qëllimisht Rama do t’i marrë vëmendjen Lulzim Bashës në një ditë tepër të rëndësishme për këtë të fundit.

Më shumë