Drejtori i Ujësjellësit të Fushë Arrëzit, Anduel Gjinaj është dhunuar ditën nga një person me inicialet M.Q.
Gjinaj thotë se autori e ka dhunuar për shkak të detyrës, pasi Ujësjellësi i kishte prerë më parë lidhjen e paligjshme të ujit. Ka qenë vetë Gjinaj që ka bërë denoncim në Polici dhe Prokurori.
“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm,” ka deklaruar Gjinaj në Polici.
A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo