Ish-kryeministri Sali Berisha, uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë.
Ai ka postuar një foto ku shihet duke u përqafuar me ish-presidentët e Amerikës, teksa shkruan se PD ka dhënë kontributin më të madh për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Miq, sot kombi i madh amerikan feston ditelindjen e tij, diten e Pavaresise se SHBA. Se bashku me te, festojne me mirenjohje te thelle shqiptaret dhe miqte e tij ne gjithe boten. Amerikanet festojne sot krenare pavaresine e vendit te tyre, si superfuqia e lirise, festojne si kombi qe ka bere me shume se çdo komb per lirine e kombeve te tjera ne teresi dhe ne veçanti me lirine e shqiptareve.
Ky vit eshte dhe 100 vjetori i marredhenieve midis Shqiperise dhe SHBA. Partia Demokratike ka dhene kontributin me te madh dhe historik ne keto marredhenie. Ajo mbetet e vendosur te beje dhe me shume ne 100 vitet qe vijne! Happy 4th of July! Sb” shkruan Berisha.