Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

I ngujuar në objektin e komunës, Kurti për kryetarin Leposaviqit: E falenderoj Lulzimin nga zemra për qëndresën

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi për qëndresën e tij në godinë. Kurti tha se Hetemit i kërkohet çdo ditë për të dalë nga zyra e tij, por ai refuzon duke qëndruar i qetë në objekt.

Kurti  e ka quajtur qëndrimin e Hetemit “shembullor për Kosovën dhe rendin e ligjin e saj”.

“Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998

E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar Albin Kurti.

Lulzim Hetemi ka që të hënën e kaluar në objekt, ndërkohë jashtë protestat vazhdojnë dhe situata është e tensionuar mes ushtarëve të KFOR dhe protestusve serbë.

Më shumë