Një qytetar nga Tirana është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pasi nuk mban mend banesën e tij.
Uniformat blu të kryeqytetit kërkojnë ndihmën e qytetarëve që mund të keni dijen për familjarët e tij dhe të telefonojnë në numrin e vënë në dispozicion. Dyshohet se i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Kamzë/Informacion paraprak:
Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamzë, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.