Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, me inicimin e Ambasadores së Kosovës në Romë, Alma Lama, do të dëshmojë para Kongresit dhe Senatit italian për Dhunimet që kanë ndodhur gjatë luftës.
Vasfije Krasniqi- Goodman do të pritet sot nga përfaqësues të Senatit dhe Kongresit të Italisë, ku do të dëshmojë para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.
Mësohet se në dëshminë e saj para këtyre komisioneve, nesër do të janë prezent edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës.
Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte.