Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

“I lumtur që zgjodhët Tiranën për Samitin e Berlinit”, Rama: Mbështesim planin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz në Berlin, duke zbardhur temat e diskutimit me zytarin e lartë gjerman.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e falenderoi kancelarin për angazhimin që Procesi i Samitit të Berlinit do të mbahet në 16 tetor në Tiranë. Rama u shpreh se me Scholz  kanë diskutuar për bashkëpunimin e rajonit me Ballkanin Perëndimor, si dhe mbështesin planin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

                                     Fjala e Ramës: :

Duhet ta falenderoj kancelarin për mikpritjen dhe për anmgazhimin e tij dhe për vullnetin e shprehur të qeverisë për ta mbështetur Shqipërinë dhe BP në këtë periudhë të rëndësishme për ne dhe për Europën. Te jemi mirënjohës që këtë vit samiti i Berlinit spostohet për herë të parë dhe jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi i zhvillimit të Samitit. Ky samit do të vazhdojë në rrugën e çelur dhe thellimit të procesit, do të trajtojë bilancin e arritjeve dhe objektivat, si dhe do të fuqizojë bashkëpunimin në rajon.

Në këtë rrugë jemi me fat që Gjermania është bashkëudhëtari i përfshirë drejtpërdrejt. Me kancelarin kemi diskutuar për disa aspekte ekonomikë, socialë në BP, si dhe për dommosdoshmërinë BE të hedhë një hap më tutje, për fuqizimin e mekanizmave. Kemi folur dhe për integrimin dhe meritat e tij, ku ka shumë punë për të bërë. Kemi diskutuar sesi Gjermania mund të ndihmojë për këtë, për gjithë atë makineri që do të na ndihmojë. Patjetër kemi diskutar edhe për rajonin, ne mbështesim planin e paqes dhe normalizimit të Kosovë dhe Serbisë.

Është një plan shumë realist i cili sjellë normalizimin e nevojshëm dhe që të dyja palët duhet ta trajtojnë me seriozitetin e mundshëm. Do të punojmë së bashku dhe zyra e kancelarit do të angazhohet për të shoqëuar me një forum të biznesve të rajonit dhe gjermane. Në Tiranë do të kemi mundësi të deklarojmë marrëveshjen për çeljen e univeristetit europian të Bruzhit.

Më shumë