Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

I lodhur nga hallet e qytetarëve, kryebashkiaku socialist çlodhet me këmbët mbi tavolinën e zyrës

Lajme të ngjashëm

Hallet dhe problemet e banorëve të Ersekës duhet të jenë të shumta, aq sa e kanë detyruar kryebashkiakun socialist Erion Isai të qëndrojë në zyrë përtej orareve.

Të paktën, kështu tregon ai vetë teksa ndan një fotografi nga zyra. “Në fund të ditës/ foto e ditës”, shkruan kryebashkiaku i Kolonjës, teka ka hedhur këmbët mbi tavolinën e zyrës.

Kjo pamje nuk është pritur mirë as nga banorët e Kolonjës dhe rrethinave, të cilët shkruajnë se “mjerë ata” për kryebashkiakun që “rri me këmbë përpjetë” në zyrë, ndërsa populli rropatet për të siguruar bukën e gojës.

Mesa duket ky mandat i dytë në krye të Bashkisë së Kolonjës ka nisur me halle e shqetësime të shumta për Erion Isain…

Më shumë