Një 51-vjeçare ka dalë me sukses nga një operacion i vështirë që i është nënshkruar në në Spitalin Kirurgjikal në QSUT.
51-vjeçarja është drejt rekuperimit pas një ndërhyrje të vështirë për heqjen tumorit në mëlçi. Mjekët Prof. Arben Gjata, Dr. Endrit Shehu, Dr. Juliana Shahu, Dr. Anesti Taka dhe infermieret Menada Cami, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia i dhanë një jetë të dytë 51-vjeçares.
““I dhanë jetë për herë të dytë” – Ermira Fekushi i’a ka dalë për mrekulli dhe është drejt rikuperimit, pas një ndërhyrje të vështirë për heqjen tumorit në mëlçi.
Pas operacionit delikat, rezeksion disegmentar i lobit të djathtë, 51-vjeçarja dhe familjarët e saj shprehin vetëm fjalë të mira dhe mirënjohje për ekipin e mjekëve në Spitalin Kirurgjikal në #QSUT me Prof. Arben Gjata, Dr. Endrit Shehu, Dr. Juliana Shahu, Dr. Anesti Taka dhe infermieret Menada Cami, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia”, shkruan ministrja e Shëndetësisë në një postim në rrjetet sociale.