Policia e Lushnjës ka bërë kontrolle për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të paligjshme. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se përgjatë këtyre kontrolleve ka rënë në pranga Marteos Pasho me precedent të mëparshëm penal për vrasje.
Mësohet se 30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, teksa qarkullonte me sende të paligjshme në automjetin e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte 30-vjeçari.
Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, oficerët gjetën një pistoletë, një krehër me 7 fishekë dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.