Tirana
moderate rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
20 °
E martë, 26 Shtator, 2023

I dënuar me burg për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 60-vjeçari në Fier, në banesë iu gjet kanabis dhe fishekë (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 60 vjeçar i  dënuar për kultivim droge është arrestuar nga Policia e Fierit. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas ishte dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë operacionit  policor në banesën e 60 vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

Më shumë