I dënuar për vjedhje dhe dy herë i deportuar nga Britania. Duket se asgjë nuk e ndal shqiptarin që të kthehet në Londër dhe të shijojë jetën mes luksit dhe duke e reklamuar atë edhe në rrjetete sociale.
“Dailymail”, i ka kushtuar një artikull Dorian Pukës 28 vjeç. Media britanike shkruan se 28-vjeçari ka qenë i dunuar nga Britani për vjedhje është deportuar dy herë nga Britania.
I riu poston foto me rroga marke, makina luksoze dhe në hotele. “Në një njëfarë mënyre Puka, 28 vjeç, ka arritur t’u shmanget autoriteteve për të jetuar një jetë luksoze në këtë vend për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer. Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij luksoze në Britani duke shpërndarë foto të tij në restorante të shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor”, thuhet në artikull.

Shqiptari është burgosur për nëntë muaj për grabitje të një pronë në Tëickenham në vitin 2016 përpara se të dëbohej në 2017. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.
Është e paqartë se si ai u rikthye në Britani. Ai u kap sërish, me një orë të shtrenjtë të vjedhur, nga një oficer me rroba civile në Surbiton, në jug-perëndim të Londrës. Puka u burgos për tre vjet e gjysmë.
Ai u deportua në mars 2020, por u kthye në janarin e 2021. Postimet në mediat sociale treguan se ai kishte udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës. Në atë kohë, ky informacion iu kalua Forcave Kufitare, të cilët u zotuan se do ta gjurmonin për deportim, por 28-vjeçari vazhdon të jetojë në Britani.

