Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Humbin jetën dy të rinj nga Shkodra, 28 vjeçari u aksidentua me makinë, tjetri ra nga pema e lisit

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj nga Shkodra kanë humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme. Një 28 vjeçar është aksidentuar me makinë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërsa, një 34 vjeçar ka rënë nga pema e lisit dhe për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka vdekur te Trauma.

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bën me dije se:

– Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.

– Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

Më shumë