I mbijetuar i vetëm i tragjedisë së familjes Zhuleku disa ditë më parë në Domokos të Greqisë, ka rrëfyer momentet e rënda.
17-vjeçari i cili doli i gjallë nga makina e aksidentuar ku ndodhej së bashku me prindërit dhe motrën ka treguar se ata ishin duke u kthyer nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi të ëmën dhe motrën që të bërtisnin dhe më pas një përplasje të fortë.
Në aksident mbetën të vdekur dy prindërit dhe motra e 17-vjeçarit, ndërsa ai fatmirësisht shpëtoi duke pësuar vetëm disa dëmtime të vogla.
“Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxorri nga makina. Pash familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata”, shprehet ai, raporton abcneës.al.
Më pas, i riu tregon se ku i ka marrë dëmtimet nga aksidenti.
“Kam thyer dorën dhe këmbën dhe do të më duhen tre operacione që të rikthehem në gjendjen e mëparshme. Në momentin e përplasjes mendova se u goditëm nga një makinë, por kishte qenë kamion. Mbaj mend që makina jonë rrëshkiti pak para përplasjes”, vijon ai.