Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e sotme në Meksikë, ku janë gjetur trupat e 10 personave të vrarë brenda makinave. Autoritetet nisën menjëherë hetimet dhe deri tani janë arrestuar 2 personat që dyshohet se sollën makinën me trupat e pajetë, duke i lënë para zyrës së guvernatorit.
Guvernatori i shtetit të Zacatecas, David Monreal shprehet se në trupat e viktimave u gjetën shenja dhune. Agjencia e sigurisë publike tha në një deklaratë se zyrtarët qeveritarë gjetën makinën, një Mazda, pasi vunë re një automjet të dyshimtë që lëvizte në zonë.
Ministria federale e sigurisë tha se kishte 10 trupa brenda.Autoritetet dyshojnë se pas këtyre vrasjeve qëndrojnë kartelet rivalë drogës.