Homazhe janë mbajtur në disa qytete shqiptare për 7-vjeçaren Jonada Avdia, e cila humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në Himarë, pasi u përplas nga skafi i një ish-polici që po kryente manovra buzë detit.
Në kryeqytet, qytetarët kanë ndezur qirinj si dhe kanë vendosur lule te shkallët e kryeministrisë. Edhe në qytetin e Beratit si dhe në plazhin e Potamit, ku humbi jetën vogëlushja që kishte ardhur me pushime me familjen, janë ndezur qirinj.
Mijëra të tjerë kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.