Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Hodhi armën nga dritarja e makinës kur pa policinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Mario Nika, 40 vjeç, banues në Shëngjin. Në rrugën “5 Maji”, shtetasi Nika, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shangur përgjegjësinë ligjore.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Hodhi nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga, kur pa punonjësit e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një palë pranga si të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “5 Maji”, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Në rrugën “5 Maji”, shtetasi M. N., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe vënë në pranga drejtuesin e automjetit, shtetasin M. N.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë, municionin luftarak dhe një palë pranga si të Policisë, që u gjetën në çantën që ky shtetas hodhi në tokë, për të shangur përgjegjësinë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë