Përfaqësues të SPAK janë nisur për një vizitë në Romë të Italisë ditën e sotme
Bëhet me dije se përfaqësuesit e SPAK që kanë udhëtuar drejt Italisë janë Dritan Prençi, Vladimir Mara, zv.drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho.
Mësohet se përfaqësuesit e SPAk do të zhvillojnë një takim me autoritetet italiane, ku do të flitet për bashkëpunimin e përbashkët në lidhje me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe të pastrimit të parave.
Kujtojmë që prej disa ditësh SPAK ka ndërmarrë disa aksione, ku janë arrestuar zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë.