Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
33 %
3.1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Heroinë në Zvicër, kjo është shqiptarja që shpëtoi djalin 4-vjeçar nga mbytja në pishinë

Lajme të ngjashëm

Një 34-vjeçare shqiptare që jeton në Zvicër është  konsideruar heroinë atje, pasi ka bërë  një gjest human, duke shpëtuar nga mbytja në pishinë një djalë të mitur 4 vjeç.

Nazlie Selimaj e cila punon si infermiere ka ndërhyrë menjëherë, pasi e pa djalin duke u mbytur në një pishinë në kanionin St. Gallen.

E reja shqiptare kishte shkuar në pishina për të kaluar një ditë pushimi me familjen, por kur pa se djali po rrezikonte të mbytej, ajo u fut menjëherë në ujë, duke i shpëtuar jetën djalit afgan.

“Po haja akullore me burrin dhe djemtë e mi 5 dhe 9 vjeç, kur burri pa një baba që po vraponte tek pishina. Ai e nxori djalin nga uji dhe po e mbante në krah pa ndjenja. Babai i tij ishte i shkatërruar”, u shpreh 34-vjeçarja për median Blick.

“E shtriva djalin në dysheme sepse nuk i ndjeva pulsin dhe i masazhova zemrën me njërën dorë, atij i erdhi vetëdija”, shtoi ajo.

Më shumë