Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

“Heq miliona euro nga arsimi për inceneratorët nën sekuestro”, Meta: Veliaj hedh firmën dhe nuk nxjerr fytyrën

Lajme të ngjashëm

Partia e Lirisë ka mbledhur këtë të hënë Kryesinë, ku gjatë fjalës së kryetarit të kësaj force politike, Ilir Meta nuk i ka kursyer “thumbat” për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Meta shprehet se Veliaj ‘guxon dhe heq miliona euro” për arsimin “për t’i kaluar tek një incenerator që nuk ekziston dhe është nën sekuestro”. Në fjalën e tij, kreu i PL ka përshëndetur këshilltarët e partisë, “që nuk ranë në batakun e provokimeve vulgare të atij që hedh firmë”.

Ndër të tjera, Meta iu drejtua Veliajt duke i thënë që “duhet të nxjerrë dhe fytyrën për këto firma që hedh”, ndërsa theksoi se këto janë përgjegjësi nga të cilat askush nuk shpëton dot.

“Guxon dhe heq miliona euro të dedikuara për arsminin për ti kaluar tek një incinerator që nuk ekziston dhe që është dhe nën sekuestro.  Përshendes këshilltarët tanë dhe të gjithë oipozitës reale që nuk ranë në batakun e provokimeve vulgare të atij që hedh firmë por duhet të nxjerrë dhe fytyrën për këto firma që hedh.

Këto përgjegjësi janë përgjegjësi nga të cilat askush nuk shpëton dot.Kërkoj të njejtin përkushtin nga të gjithë këshilltarët si këto të Këshillit Bahskiak të Tiranës në mënyrë që askush të mos vjedhë I qetë. Besoj shumë në angazhimin e përfaqësuesve tanë”, u shpreh Ilir Meta.

© credits facebook.com/ilirmetazyrtar

Më shumë