Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Helmohen 13 rrobaqepëse, reagon KSSH: Ende asnjë drejtues para përgjegjësisë

Lajme të ngjashëm

Pas helmimit të 13 punonjëseve të rrobaqepsisë në Durrës, Konfederata e Sindikatave të Shoqërisë denoncon faktin se ende asnjë nga drejtuesit e firmës nuk është vënë përpara përgjegjësisë, ndonëse po bëhën 48 orë që kur ndodhi incidenti.

 Sipas KSSH, referuar burimeve pranë spitalit të Durrësit, shkak i helmimit dyshohet se janë kimikatet që përdoreshin nga kjo kompani fasone që merrej me qepjen e rrobave ushtarake.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon kompanisë fasone të japë urgjent sqarim publik për këtë ngjarje të rëndë.

“Inspektoriati i Punës duhet të mbyllë menjëherë këtë firmë fasone deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Duke parë helmimin masiv të punonjësve Konfederata e Sindikatave denoncon faktin se kjo firmë nuk ka respektuar as kushtet minimale të sigurisë dhe shëndetit në punë. Situata në ndërmarrjet fasone është kritike, kur krahu i punës është më i keq paguari në rajon dhe shteti e ka lënë këtë biznes në mëshirë të disa mashtruesve, që vijnë nga vende të ndryshme të BE nën petkun e biznesmenëve.

Prokuroria dhe Policia e Shtetit duhet të kenë një reagim publik për këtë ngjarje të rëndë, e cila nuk duhet kaluar në heshtje.

Kjo është tabloja që sjell mosfunksionimi i Institucioneve Shtetëterore, të cilat në shumë raste janë kthyer në marioneta të kompanive private, ku nuk mungojnë edhe rastet që Inspektorët e Punës marrin honorare nga kompani private”, thuhet në reagimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.

 

Më shumë