Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me nëj përgjigje zyratre përsa i përket helmimit masiv në Krujë, ku mbi 600 qytetarë morën trajtim në spital për shkak se u helmuan nga uji.
Nëndrejtori i ISJP, Dritan Ulqinaku, në një prononcim për mediat u shpreh se është konstatuar prezencë e bakterit “enterokokus” në një pikë të ujësjellësit, që mendohet se ka sjellë edhe këtë shqetësim.
“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus. Situata sot që ne flasim është shumë e qetë, pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në urgjencën dhe në spitalin e Krujës. Mendojmë se është një epidemi e shkaktuar nga uji, pas ndotjes së ujërave sipërfaqësor”, tha Ulqinaku.
Ka përgjegjës?
Ulqinaku: Është një epidemi hidrike dhe besoj se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin e Krujës, duhet të kishte reaguar në kohë që me turbullirën e parë që është shkaktuar